Rreth nesh

Gjigandi i ndërtimtarisë është themeluar në vitin 1946. 70 vjet ekzistencë

Të specializuar në shumë veprimtari


Zagorje - Tehnobeton d.d. përgatitë dhe zhvillon projekte të ndryshme të ndërtimit të lartë dhe ulët për nevoja të zhvillimit të korporatës, për nevoja të tregut dhe nevoja të klientëve. Veprimtari kryesore e Zagorje – Tehnobetona d.d. është ndërtimi i lartë ku është arritë bashkëpunim për lakmi, me investitorët e brendshëm dhe të jashtëm, kështu që krahas qendrave të mëdha tregtare, ndërtesave industriale dhe objekteve afariste, Zagorje - Tehnobeton d.d. ndërton dhe është përsosë në ndërtimin e komplekseve të mëdha të banimit, komplekseve hoteliere, objekteve sportive, shkollave, kopshteve, objekteve të qëllimeve të ndryshme, gjithashtu edhe rindërtimi dhe zgjerimi zënë një pjesë të madhe të aktivitetit. Objektet ndërtohen deri në funksionalitet të plotë ku krahas punëve ndërtimore kryhen dhe kordinohen punët artizanale dhe instaluese si dhe punët në rregullimin e mjedisit.
Disa nga projektet e mëdha më të rëndësishme janë: qendra tregtare Garden Mall Zagreb, qendra klinike spitalore në Split, hoteli Lav në Split, halla e sporteve e qytetit në Varazhdin, vendbanimi POS në Varazhdin, vendbanimi POS në Zagreb - Sesvete, qendra tregtare Avenue Mall në Osijek, City center one në Split, qendra tregtare Lumini në Varazhdin, qendra tregtare Roses fashion outlet Sv.Križ Zaçretje, objekti afarist Almeria në Zagreb, Rockwool Potpiçani – Istra, klinika për sëmundje të grave dhe materniteti në Split, KS Rebro Zagreb, Radin Sv.Nedjelja, Parku i biznesit Sv. Nedelja, stadiumi i futbollit në Pulë, zgjerimi i aeroportit në Split dhe Zarë. Cilësinë dhe vëllimin i punëve në këto objekte e vërtetojnë edhe  investimet e mëdha në to. Perspektivën e kompanisë e njohu edhe qeveria kroate, e që rezultoi me bashkëpunim të vazhdueshëm në projektet e ndërtimit të autostradave, shkollave, spitaleve dhe të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, disa prej të cilave janë realizuar sipas modelit të partneritetit publiko - privat.
Në ndërtim të ulët gjithashtu është arrit sukses i madh. Zagorje - Tehnobeton d.d. në konzorcium me kompanitë tjera ndërtimore udhëheqëse por edhe vet, ka ndërtuar një pjesë të madhe të autostradave kroate, kryesisht viadukte, ura, mbikalime, nënkalime dhe lëshime.
 

Zagorje - Tehnobeton d.d. prodhon dhe shet:

- parafabrikate të betonit të armuar për ndërtimin e objekteve të ndërtimit të lartë, hallave montuese dhe objekteve të ndërtimit të ulët (elemente klasike nga betoni i armuar  – shtylla, trarë të nënkateve dhe të kulmit, mbajtës të kulimit, pllaka të nënkateve, elemente të fasadës dhe pllaka të paranderura nga betoni i armuar për nënkate, mbajtës për ura),
- elektroprogrami (shtylla të centrifuguara nga betoni i armuar dhe shtëpiza nga betoni ),
- masa e betonit (me anë të makinerisë ndërtimore e lehtëson dhe shpejton aktivitetin si dhe përcjelljë të gjitha veprimtaritë tjera ), të gjitha fabrikat statike të betonit në vit prodhojnë 200.000 m³ beton, kurse në njësitë mobile të prodhimit të betonit prodhohen 80.000 m³ beton në vit,
- gamë të larmishme të produkteve të betonit (kube betoni të dimensioneve, ngjyrave dhe formave të ndryshme, pllaka, skajore, kanale, gypa betoni, kapakë, shtylla për vreshtari dhe blloka betoni ).
Zyra projektuese, brenda Zagorje - Tehnobetona d.d., punëson 15 ekspertë të cilët punojnë në përgatitjen e  dokumentacionit të projektit për nevojat e sistemit por edhe për treg (duke filluar nga projektet ideore e deri te ato ekzekutuese duke ofruar shërbime të mbikqyrjes).
Shoqëria Zagorje - Tehnobeton d.d. përgatitë dhe zhvillon projekte të ndryshme të ndërtimit të lartë dhe të ulët për nevojat e zhvillimit të korporatës, për nevojat e tregut (banesat, hapësirat afariste, apartmanet),për klientë të njohur (të gjitha llojet e objekteve, nga blerja e patundshmërive, përmes projektimit dhe ndërtimit deri te regjistrimi i objekteve të gatshme në regjistrin e tokës dhe kadastër).
Zagorje - Tehnobeton d.d. ofron shërbime të shitjes së patundshmërive dhe hapësirës së ndërtuar, zhvendosjes dhe marrjes së objekteve duke i përcjellur ato deri në skadimin e periudhës së garancisë. Për klientët e njohur krijohet dhe përshtatet mënyra dhe rrjedha e realizimit sipas nevojave të tyre.
Kompania është aktive edhe në zgjerimin e afarizmit jashtë vendit.
Konkurrueshmëria e shoqërisë Zagorje - Tehnobeton d.d. ka rrjedhë ndër të tjera edhe nga përvoja e madhe në punë me partnerët dhe investitorët e huaj, që tregon në arritjen e standardeve ndërkombëtare në menaxhimin e kontraktimit, udhëheqjes dhe teknologjisë së ndërtimit të objekteve. Me një konkurrencë të tillë kompania ruan standardet më të larta globale në ndërtimin, kështu që hyjrja në BE do të jetë një sfidë e re, por edhe një mundësi për t'u takuar me investitorët dhe partnerët e rinj në projektet e reja ndërtimore.