Ballina

Gjigandi i ndërtimtarisë është themeluar në vitin 1946. 70 vjet ekzistencë

Traditë, cilësi, reputacion

Vlerat e kompanisë janë të bazuara në traditë, cilësi dhe reputacion si dhe në kulturën e organizimit të cilën e krijojmë me gjenerata. Qëndrimi i biznesit është i shprehur në mënyrë të qartë përmes motos sonë  „linja e sigurtë e takimit“, e cila është rezultat i realizimit të ideve të përbashkëta afariste dhe ëndrrave, si të investitorëve tanë të nderuar, blerësve dhe partnerëve afarist ashtu edhe tonave. Praktikojmë vizionin dhe misionin tonë. Jemi të aftë dhe ekspertë në kryerjen detyrave të komplikuara, i përfundojmë projektet në kohë dhe deri në funksionalitet të plotë. Marrim përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që janë në fushën e aktiviteteve tona dhe të gjitha aktivitetet si ato kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare i kordinojmë nga drejtoria kryesore në Varazhdin, Republika e Kroacisë.
Me gatishmëri u përgjigjemi të gjitha kërkesave të tregut, përmes ofrimit të prodhimeve dhe shërbimeve tona. Punojmë në forcimin e përparësive konkurruese përmes investimeve në burimet njerëzore dhe materiale, e gjithë kjo me qëllim të përmbushjes me sukses të obligimeve tona kontraktuale. Zhvillimin tonë të qëndrueshëm e shohim përmes një forme të përhershme dhe efektive të mbrojtjes dhe ruajtjes së hapësirës dhe mjedisit. Gjurmëve të “linjës së sigurtë të takimit” arrijmë kënaqësinë e investitorit, blerësit, partnerëve afarist dhe të të punësuarve tanë përmes realizimit të ndërrmarjeve ndërtimore, ofrimit të shërbimeve dhe vargut të prodhimeve tona duke respektuar ligjet dhe rregulloret tjera të mjedisit dhe vazhdmisht zhvillojmë vetëdijen e punëtorëve në aspektin e mbrojtjes së mjedisit. Linja e sigurtë e takimit  ishte dhe mbetet parim udhëzues dhe nënkupton afarizmin efikas të kolektivit tonë. Ndërtojmë dhe realizojmë mundësi nga ëndërrat; të pathyeshme nga presioni i kohës. Përmes sponzorizimit të sportit, ngjarjeve kulturore si dhe përkrahjes së shoqërive dhe shoqatave të ndryshme të karakterit humanitar, si dhe angazhimi në zgjimin e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit, përpiqemi që të jemi ithtarë të idesë që për qëllim ka përparimin dhe ngritjen e cilësisë së jetës; sepse askush nuk mund ti bëjë të gjitha por secili mund të bëjë diçka.
Me politikën tonë të biznesit ne duam që të jemi shumë konkurrues në tregun evropian dhe duke bashkëpunuar me kompani nga BE dhe duke ndërtuar për investitorë nga BE kemi mundësi ti kuptojmë të metat e mundëshme por edhe përparësitë tona.